Mbi 2500 kosovarë janë kthyer gjatë pandemisë në vend, VV krenare me punën e saj

Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se opozita është munduar ta njollos punën e saj gjatë periudhës së pandemisë. Kështu ka deklaruar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, pas mbledhjes së komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën u diskutua lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Ajo tregoi se në Kosovë gjatë kësaj periudhe janë kthyer mbi 2500 qytetarë, të cilin ishin nëpër shtete të ndryshme të botës.
“Deputetët e opozitës kanë qëllim primar të tentojnë gjejnë zbrastira të punës së qeverisë. Ne tashmë e dimë dhe është fakt i pranuar se Kosova renditet ndër vendet e para që ka arritur ta menaxhojë situatën pandemike më së miri siç është e mundur.2500 mbi janë kthyer në Kosovë duke ndjekur gjitha procedurat jo vetëm të shtetit të Kosovës por edhe shteteve tjera që ishin ata”, ka thënë ajo.
Pacolli shtoi se numri i të kthyerve është bërë me kapacitetet që i kemi në Kosovë.
“Janë prezantuar shifra që nuk e di ku i kanë marrë. Ne kemi kritika pse s’i keni lëshu nëpër shtëpi, por qendra. Është komplet dezinformomi ndaj qytetarëve nga opozita që në çfarëdo mënyrë po mundohen ta njollosin punën e qeverisë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/
