75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Qëndron Kastrati takohet “online”, me kryetarët e botës

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë online me kryetarët e komunave nga e mbarë bota, me të cilët kanë diskutuar temat e përbashkëta  që i preokupojnë.

“Folëm për projekte që kanë rëndësi bazike për komunitetin dhe që ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të komunave që përfaqësojnë”, ka shkruar Kastrati.

Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij: