75 Mall Live Search
17:05 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Investime në infrastrukturë edhe në Komunën e Lipjanit

Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti i cili tha se sot gjatë ditës me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Lumir Abdixhiku, kanë nënshkruar memorandum për financimin e projekteve në Komunën e Lipjanit, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturë për Komunën e Lipjanit

Sot gjatë ditës bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Lumir Abdixhiku, kemi nënshkruar memorandum për financimin e projekteve në Komunën e Lipjanit.

1. Rruga “Lumit” dhe rruga e vjetër e “Shkupit” në Gadime të Ulët në vlerë prej 400.000 euro,
2. Rruga Sllovi -Akllap vlerë prej 360.000 euro,
3. Rruga Lluga- Radev në vlerë 400.000 euro,
4. Rruga tranzit “Lagja Akllapit” që lidhet me rrugën rajonale Lipjan- Janjevë 560.000 euro.

Projekte shumë të rëndësishme për komunën tonë që priten që gjatë këtij viti të kontraktohen dhe te fillojnë punimet.

Image may contain: 2 people, people standing