75 Mall Live Search
20:01 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Kështu u vlerësua Rashica në fitoren ndaj Freiburgut

Werder Bremen ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Freiburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.

Java e 27-të në Bundesliga ka sjell disa ndeshje interesante, ku padyshim njëra nga to ishte ajo në mes të Freiburg dhe Werder, ku fitore shënuan mysafirët.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të dhe u shënua nga Leonardo Bittencourt pas asistimit të Devy Klassen

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Werderit, Jiri Pavlenka, i cili pas disa pritjeve vendimtare u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Philipp Bargfrede, i cili pas një kartoni të kuq dhe paraqitje jo të mirë u vlerësua me notë 5.6.

Për 82 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica që pati një paraqitje solide duke u vlerësuar me 6.5, ndërsa Amir Abrashi u inkuadrua në minutën e 71-të dhe u notua me 6.4.