Albatrit Muqiqi uron Bajramin me një foto familjare
				Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. 
 
 Albatriti ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi në të cilën shfaqet pranë gruas Egzonës dhe fëmijëve të tyre. 
 
 “Urime festën e Fiter Bajramit nga familja jonë”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë.
Albatriti është i martuar me Egzonën që nga viti 2016 dhe deri tani janë prindër të dy vajzave dhe të një djali.

