Policia dje ndaloi 53 persona për mosrespektim të masave gjatë pandemisë
Që nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19, institucionet përgjegjëse në Kosovë ndërmorën masa nga më të ndryshmet në mënyrë që përhapja e këtij virusi të jetë më e vogël.
Por në shumë raste, Policia e Kosovës u desh të intervenoj ndaj personave të cilët nuk respektuan këto masa.
Në 24 orëshin e fundit, policia intervenoi në 13 raste, ku u ndaluan 53 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësorë gjatë epidemisë, transmeton Indeksonline.
33 prej personave u ndaluan në Ferizaj, 12 në Prizren, pesë në Gjilan, tre në Mitrovicën e jugut.
Gjithashtu policia ka arrestuar 12 persona, për vepra të tjera penale.
Nëntë prej tyre u dërguan në mbajte dhe një në vuajtje të dënimit./Indeksonline/