75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Leonora mbrëmë mbajti koncert në Skënderaj, veshja e saj kushtoi mbi 4 mijë euro

Leonora Jakupi mbrëmë mbajti koncert në Skenderaj.

Koncerti filloi nga ora 20:45 dhe u mbajt nën patronatin e kryetarit të komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

Si gjithmonë, këngëtarja mahniti me dukjen, e artistët Arbër Bytyçi dhe Kaci e zbukuruan edhe më shumë.

E tërë veshja e saj kapi shifrën prej 4,295 euro, të cilat ishin të markës Dolce Gabbana.

Sipas faqes në Instagram “what they wearin”, xhaketa ka çmimin prej 2,450€ ndërsa pantallonat 1,150€, dhe vathët prej 695€.

Gjatë kohës së pandemisë koncerte organizuan edhe këngëtarët sic janë Sabri Fejzullahu, Xeni e Dani./Indeksonline/

Ka nisur koncerti i këngëtares Leonora Jakupi për Skenderajn ...