Qendra e Studentëve ka një njoftim të rëndësishëm rreth depozitave
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar të gjithë studentët banues në konvikte se dërgimi i të dhënave të cilat janë të nevojshme për kthimin e depozitave do të bëhet përmes formës elektronike
Afati për dërgimin e të dhënave fillon nga data 27 maj dhe përfundon me 5 qershor.
Studentët duhet të dërgojnë-skanojnë në e-mail adresa këto dokumente:
– Leternjoftimin në të dy anët .
– Kartelën bankare personale me nr. të xhirollogarisë aktive (ose vërtetimi nga banka, që vërteton xhirollogarinë)