75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Ambasadori britanik në Kosovë porositë: Çfarëdo që të jetë vendimi i Kushtetueses të respektohet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolass Abbott, përmes një statusi në Facebook, ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se kjo është një javë shumë e rëndësishme për Kosovë. Kjo pasi që gjatë kësaj jave pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me hapat e mëtutjeshme që do të ndërmerret, pasi që kuvendi votojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, transmeton IndeksOnline.

“Është e rëndësishme që vendimi të respektohet nga të gjithë. Cfarëdo që të ai, do të dërgojë te ndryshimi, i cili mund të prodhojë zgjedhje të reja apo qeveri të re. Disa persona do të jenë të kënaqur, e të tjerë të zhgënjyer, disa të kënaqur e të tjerë të zemëruar”, ka shkruar Abbott.

Tutje ai ka thënë se sido që të përjetohet ky vendim i Kushtetueses, është në interesinë e Kosovës si demokraci e re, që ky ndryshim të shoqërohet me qetësi dhe pa e tepruar me retorik politike dhe pa rrezik për dhunë.

“Të gjithë liderët politik, ata që janë në krye të shtetit dhe të partive politike, duhet të veprojnë  në mënyrë që ta ruajnë stabilitetin politik dhe sigurinë,  si dhe qëndrimi i saj ndërkombëtar nuk janë minuar”, ka shkruar Abbott.

Statusi i plotë i tij: