12:15 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Tenderi i MSH-së, sot voton edhe VV pro hetimit

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë, e udhëhequr nga Albena Reshitaj.

Derisa, në mbledhjen e djeshme, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga komisioni pa votuar për procedurën për ta dërguar në Prokurori dokumentin në lidhje me keqmenaxhimin dhe keqpërdorim të parasë publike që thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka bërë gjatë pandemisë.

Por, Indeksonline mëson se e njëjta kërkesë sot është votuar nga të gjitha partitë, e atyre u janë bashkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

I njëjti komision kërkon nga prokuroria  që të fillojë hetimet në lidhje me dyshimet që kanë shfaqur deputetët për keqpërdorime në Ministri të Shëndetësisë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur që me 4 qershor të formojë komisionin hetues parlamentarë për menaxhimin e pandemisë COVID 19, në këtë komision do të hetohen detaje dhe do të del komplet e vërteta lidhur me menaxhimin e pandemisë…

Tjetra për disa keqpërdorime në tenderët e bërë gjatë kësaj periudhe të pandemisë, pra ishin disa shqetësime të deputetëve dhe në fund krejt u kërkua nga komisioni që të votohet që të gjitha dokumentet që i kemi marrë të përcjellën më tutje dhe t’i bëhet ftesë prokurorisë së vendit që të merret me faktet dhe me çështjen e asaj që disa deputetë të komisionit kanë në lidhje me keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike nga MSh-ja”, tha dje kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.

Kujtojmë që edhe Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga organet kompetente që të hetojnë tenderët për procedurat e negocioara gjatë kohës së pandemisë.

Ky institucion i udhëhequr nga Arben Vitia, të njëjtën kërkesë e bëri dy herë nga Policia e Kosovës dhe nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ministri Vitia, ka kërkuar hetim përmes kërkesës së bërë më 10 mars të këtij vitit, ende pa nisur pandemia, ndërsa të njëjtën e ka përsëritur më 12 maj./Indeksonline