Ish-këshilltari i Isa Mustafës: Gjyqtarët nuk ka kush t’i mbrojë – njerëzit në pushtet po kërcënojnë

Ish-këshilltari i Isa Mustafës Faton Abdullahu ka deklaruar se njerëzit e pushtetit kanë nisur kërcënimet për gjyqtarët e Kushtetueses.
Sipas tij, 82 deputetët që kanë votuar për mocionin, kundër Qeverisë Kurti, duhet të gjejnë formë për të shprehur brengën dhe pakënaqësinë e tyre mbi këtë kërcënim të pushtetarëve. Këtë duhet ta bëjnë sot nesër menjëherë, transmeton Indeksonline
“LDK, AAK, NISMA, duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim. Me hezitimin e tyre total (me arsyetimin ne presim dhe respektojmë çdo vendim të Gjykatës ) e kanë trimëruar atë që ka mbetur nga Qeveria Kurti të vazhdoj me kërcënime.
Postimi i plotë:
1) Protestat e paralajmëruara, përgatitjet për organizim të zgjedhjeve edhe në kohë pandemie, largimi i rrethojave nga ndërtesa e Qeverisë, deklarimi i pushtetarëve të VV-së se nuk do të pranojmë vendimin e Gjykatës nëse është pro një qeverie të re, janë kërcënim direkt ndaj Gjykatës Kushtetuese.
2) Tensionimi i situatës është mjet, është mesazh i njerëzve të VV-së në pushtet, për Gjykatën – Nëse ju vendosni për të mos shkuar në zgjedhje, do të ketë trazira, mbase edhe viktima dhe për këtë përgjegjës jeni ju, secili gjyqtar veç e veç. Vini re, kjo vjen nga njerëzit që e kanë në dorë aparatin e dhunës.
3) Edhe lehtësimi i masave ditëve të fundit të determinuara nga COVID 19 është vendim politik i dirigjuar nga qeveritarët e VV-së. Thjeshtë këto lehtësime mund të jenë të ndërlidhura me qëllimin e pushtetarëve të VV-së – Bënë të mbahen protesta sepse tashmë CODIV19 nuk paraqet rrezik.
4) 82 deputetët që kanë votuar për mocionin, kundër Qeverisë Kurti, duhet të gjejnë formë për të shprehur brengën dhe pakënaqësinë e tyre mbi këtë kërcënim të pushtetarëve. Këtë duhet ta bëjnë sot nesër menjëherë.
5) LDK, AAK, NISMA, duhet të bëjnë diçka në këtë drejtim. Me hezitimin e tyre total (me arsyetimin ne presim dhe respektojmë çdo vendim të Gjykatës ) e kanë trimëruar atë që ka mbetur nga Qeveria Kurti të vazhdoj me kërcënime.
6) Krejt çka po ndodhë është ndarë në dy pole , VV-ja në pushtet që dëshiron zgjedhje dhe Presidenti Thaçi që do qeveri të re. Ky individualizim i një kauze me një njeri, pra me Presidentin i konvenon VV-së, sepse e ka më të lehtë ta akuzoj, linçoj dhe demantoj.
7) Në gjithë këtë LDK heziton, jo pse është korrekte por sepse nuk është unike. Ajo nuk kundërshton kërcënimet e qeveritarëve të VV-së sepse ka frikë nga reagimet e klanit të Vjosa Osmanit që mund të jetë më problematik se që po duket.