Inspekcioni e rrënon një objekt pa leje në lagjen Dardania në Prishtinë

Inspekcioni i komunës së Prishtinës, ka dal sot në terren, duke ndërmarrë kështu një aksion për rrënimin e një konstruksioni metalik në Dardani.
Siç bëhet e ditur pala e përfshirë në këtë rast nuk i është përgjigjur asnjë thirrje, dhe nuk ka prezantuar dokumentacionin për leje shfrytëzim, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i komunës:
Ka kohë që ky konstruksion metalik në Dardani, i vendosur në hapësire publike, është nën vëzhgim të Inspekcionit.
Pala nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje, dhe kësisoj nuk ka prezantuar as dokumentacion/leje për shfrytëzim.
Konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, Inspektorët e terrenit kanë vazhduar procedurat deri në rrënim.
Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë të angazhohet edhe më shumë në terren, ashtu që të pamundësojë uzurpimin dhe degradimin e hapësirave publike.