75 Mall Live Search
14:02 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë Kosovës mban koncert nga shtëpia, në kohë pandemie

Janë bërë më shumë se dy muaj që kur në vendin tonë u shfaqen rastet e para të infektimit me pandeminë globale Covid-19.

Me tu futur vendi në izolim, janë realizuar disa mënyrë të ndryshme argëtuese për publikun që këto kohë të kalojnë sa më lehtë.

Pas emrave të ndryshëm të muzikës që argëtuan publikun me koncerte ‘live’, tani edhe Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë Kosovës ka mbajtur një koncert të tillë.

Orkestra Frymore e Forcës së Sigurisë Kosovës kanë realizuar një performancë fantastike e cila është përmbledhur në një video.

“Në kuadër të angazhimeve të Orkestrës Frymore të Forcës së Sigurisë Kosovës, është realizuar një performancë nga ushtarakët e Orkestrës Frymore nga ambientet e tyre familjare. Për shkak të specifikave të realizimit dhe kushteve të krijuara me pandeminë Covid19, performaca është realizuar nga ambientet shtëpiake, me këto dy aranzhime të realizuara ushtarakët kanë treguar se edhe në kushte të vështira mundë të bëhen aktivitete të këtij lloji ,vetëm duhen angazhim e përkushtim”, shkruhet në videon e publikuar në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook./Indeksonline/