75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Abazi i përgjigjet akuzave të Thaçit, e quan rrenc dhe njeri të poshtër

Zëvendëskryeministri i vendit, Haki Abazi i është kundërpërgjigjur presidentit, Hashim Thaçi i cili sonte pati disa akuza ndaj këtij të fundit dhe shumë zyrtarëve të tjerë qeveritarë.

Abazi iu referua Thaçit si “rrenc” dhe njeri i poshtër.

“Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër”, shkroi Abazi në Facebook.

Ndër të tjerash presidenti Thaçi deklaroi se Albin Kurti, Xhelal Sveçla e Haki Abazi në mënyrë të fshehtë kanë vizituar dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës dhe sipas Thaçit aty ishin ndalur edhe kamerat e sigurisë.

“Vizita e Kurtit, Sveçla dhe Haki Abazit në dhomën e përgjimeve është shqetësuese. Në atë dhomë munden të futet vetëm prokurori. Pse ky grup ka shkuar në këtë dhomë. Çka don kryeministri në dhomën e përgjimeve. Është vepër penale”, deklaroi Thaçi./Indeksonline/