Kthehen 7 shtetas kosovarë që i zuri pandemia në Australi

Po vazhdon riatdhesimi i shtetasve kosovarë që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të pandemisë CODVID-19.
E, 7 qytetarë janë kthyer në Kosovë nga Australia, transmeton Indeksonline.
Këtë e ka bërë ditur përmes një njoftimi Ambasada e Kosovës në Kanberë.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberë në bashkërendim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern kemi realizuar riatdhesimin e shtatë shtetasve kosovarë të cilët i pati zënë pandemia në Sidnej dhe Melburn.
Ftojmë shtetasit kosovarë që i ka zënë pandemia në Australi
dhe kanë mbetur në Australi, që t’i drejtohen Ambasadës së Republikës së
Kosovës për riatdhesim, që të bëjmë përpjekje për kthim në atdhe”, thuhet
në njoftim.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 30 i këtij muaji do të hiqet karantina, derisa personat që kthehen do të vetëizolohen./Indeksonline