75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Fifi paralajmëron këngën e re, sjell imazhe nga dukja në videoklip

Artistja e mirënjohur, Filloreta Raçi-Fifi pritet që shumë shpejt të sjell një këngë të re.

Ajo është në përgatitje të projektit të ri muzikor që do të jetë i vizuelizuar edhe me klip.

Fifi përmes disa imazheve ua ka shuar kureshtjen adhuruesve të saj duke treguar se si do të duket në videoklipin e ri.

Këngëtarja nga Kosova e cila prej kohësh jeton në Shqipëri, Fifi u paraqit në formë të mirë dhe mjaft atraktive.

E veshur në rë bardha të kombinuara me atlete dhe kollan ngjyrë ari, ajo shkruan “Unë kam fuqinë të krijojë jetën që dëshirojë”.

Ndërkohë “Lezet” është kënga e fundit të cilën Fifi e solli në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullor Remzie Osmani./Indeksonline/