Shpaloset parulla e protestuesve të VV-së: DUAM ZGJEDHJE!
Në sheshin kryesor të Prishtinës, ka nisur test – protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Aktivistë e qytetarë të vendit tonë, janë mbledhur duke mbajtur kështu edhe distancë sociale.
Gjatë kësaj performance është shpalosur edhe një parullë e madhe, në të cilën shkruhet :DUAM ZGJEDHJE!
Kjo thirrje tashmë ka disa javë që po bëhet edhe nga lideri i VV-së, Albin Kurti.
Protestuesit po thërrasin emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti!/Indeksonline