Selimi për protestën e sotme: Është planifikuar shumë mirë, ishte një manifestim

Provat për protesta nga VV’ja, për Rexhep Selimin shihet si manifestim.
Ai në Debat Plus tha se askush nuk ka organizuar protesta kundër qeverisë dhe se ishte ndjerë krenarë për këtë “manifestim”.
“Qytetarët më shumë se kaq sa ishin në shesh sot kanë nevojë ta tregojnë zërin e tyre, për shkak se ishim në izolim. Sot ishte një manifestim, qoftë provë për protestë, sot jam ndier si rrallë herë krenarë që po manifestojnë. Kush tha që po protestohet kundër qeverisë, kta po mbrojnë votën e tyre”, tha Selimi