Kusari-Lila pas vendimit të Kushtetueses: Mbrëmë u tradhtua demokracia Kosovare, edhe një here

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila ka kritikuar vendimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese I cili I jep të drejtë dekretit të presidentin të vendit,Hashim Thaçi.
Sipas Kusari Lilës me këtë veprim është tradhtuar demokracia në vend.
“Në mes të luftës me pandeminë globale, partitë politike parlamentare në Kosovë tradhtuan besimin e qytetarëve dhe rrëzuan Qeverinë e Kosovës me votat e 2/3 të deputetëve të KuvenditBesimi i qytetarëve për një Qeveri ndryshe, për qeveri të shpresës, u tregtua përmes negociatave politike për poste e pushtet për ata që nuk e fituan këtë besim përmes procesit zgjedhor”,ka shkruar ajo në Facebook.
Ky vendim sipas deputetes së grupit paralamentar të Vetëvendosjes ka dy anët e tij, atë të erret dhe atë të ndritshme.
“Ana e errët e këtij procesi është lehtësia e manipulimit të zingjirit institucional për skenarë të dëmshëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Ana e ndritshme e këtij procesi është identifikimi i të gjithë akterëve të cilët lehtësisht bëhen marioneta të manipulimit, duke harruar peshën e përgjegjësisë dhe historisë që do ta mbajnë përgjithmonë si njollë në karrierën e tyre politike dhe profesionale”, ka shkruar ajo.
Statusi i plote:
Mbrëmë u tradhëtua demokracia Kosovare, edhe një herë!
Në mes të luftës me pandeminë globale, partitë politike parlamentare në Kosovë tradhëtuan besimin e qytetarëve dhe rrëzuan Qeverinë e Kosovës me votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit.
Besimi i qytetarëve për një Qeveri ndryshe, për qeveri të shpresës, u tregtua përmes negociatave politike për poste e pushtet për ata që nuk e fituan këtë besim përmes procesit zgjedhor.
Ky tregtim i votës së lirë dhe besimit të qytetarëve i sponzorizuar dhe administruar nga Presidenti i vendit, mbrëmë u legjitimua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ana e errët e këtij procesi është lehtësia e manipulimit të zingjirit institucional për skenarë të dëmshëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Ana e ndritshme e këtij procesi është identifikimi i të gjithë akterëve të cilët lehtësisht bëhen marioneta të manipulimit, duke harruar peshën e përgjegjësisë dhe historisë që do ta mbajnë përgjithmonë si njollë në karrierën e tyre politike dhe profesionale.
Kosova është vend i lirë. Qytetarët e saj janë të lirë dhe me mendim të qartë se si e duan jetën dhe shtetin e tyre.
Këtyre të cilëve sot mund të ju duket se kanë fituar, shumë jetëshkurtër e kanë këtë fitore, por turpin dhe tradhëtinë e besimit të qytetarëvë e kanë të garantuar dhe të përjetshëm.