Vedat Muriqi e tregon publikisht të ardhmen e tij si futbollist
Vedat Muriqi ka folur në mediat turke rreth të ardhmes së tij.
Sulmuesi kosovar ia ka lënë përgjegjësinë Fenerbahces sa i përket fatit të karrierës. Muriqi ka thënë se e ardhmja e tij varet nga Feneri.
“Fenerbahce duhet ta merr vendimin. Kam një kontratë 3 vjeçare e cila më ngarkon me përgjegjësi.Gjithçka varet nga klubi. Sa të jem këtu, do të jap maksimumin nga vetja” ka thënë Muriqi.
Bomberi kosovar ka oferta nga jashtë dhe e ardhmja e tij te gjiganti turk është luhatur./Indeksonline/