75 Mall Live Search
18:38 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / AR

Sot do të shpallej vendimi, a ishte Johnny Depp në gjyq?

Johnny Depp nuk ka qenë prezentë në gjyq për të dëgjuar vendimin përfundimtar.

Një burim pranë aktorit ka folur më shumë rreth këtij veprimi, shkruan mediat e huaja, transmeton Indeksonline.

Burimi për “People” tha se për shkak të angazhimeve të punës Depp nuk ishte fizikisht pjesëmarrës në gjyq dhe e ka shikuar nga Mbretëria e Bashkuar.

“Për shkak të angazhimeve të planifikuara më parë të punës zoti Depp nuk ishte fizikisht i pranishëm për vendimin e sotëm të orës 15:00 dhe e ndoqi nga Mbretëria e Bashkuar”.

Johnny ka qenë në MB për të mbajtur koncertin me Jeff Beck në Londër, Angli./Indeksonline/