16:20 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Çifti i njohur kurorëzojnë dashurinë, imazhe nga ceremonia martesore

Duket se ata më në fund kanë gjetur lumturinë e përhershme.

Çifti i njohur, Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të shtunën që lamë pas, transmeton Indeksonline.

Të mërkurën dyshja e njohur sollën imazhe në rrjetet sociale nga ceremonia e tyre martesore e cila u mbajt në Francë.

Në një vello klasike në të cilën Sophie dukej përrallore teksa Joe në kostum të zi elegant, 23 vjeçarja publikoj imazhin me mbishkrimin ‘Zotëri dhe Zonja Jonas’.

Për yllin e filmit ‘Game Of Thrones’ dhe këngëtari i njohur kjo është ceremonia e dytë martesore, çifti për herë të parë u martuan në maj të këtij viti në qytetin e Las Vegas pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Billboard Music Awards’./Indeksonline/