Drejtori i Monacos: Mbappe kërkon kalimin te Real Madridi për ta fituar ”Topin e Artë”
Luis Campos beson se ylli i Paris Saint-Germain është duke insistuar në transferimin në ”Santiago Bernabeu”.
Me transferimin në Madrid, Kylian Mbappe synon që bëhet edhe futbollisti më i mirë në rruzullin tokësor.
Drejtori i Monacos pretendon se ylli i Kombëtares franceze është i ”etur” për ta fituar Topin e Artë, sukses të cilin ka më shumë gjasa ta fitojë te kampioni i Evropës, transmeton IndeksOnline.

”Në ditët e sotme, Mbappe është më vendimtar sesa Neymar dhe duke pasur parasysh moshën e tij ai do të jetë më i mirë se Cristiano Ronaldo”.
”Dhe unë e shoh atë duke fituar më shumë ‘Topa të Artë”.
Mbappe kishte përfunduar i katërti në listën për ”Topin e Artë” së fundmi, duke u vendosur një vend para pesë herë fituesit të këtij çmimi, Lionel Messi./IndeksOnline/