Veshje interesante dhe me shije, Ritës çdo gjë i ka hije
Rita Ora ka vazhduar promovimin e koleksionit të ri të veshjeve në bashkëpunim me markën e njohur ‘Escada’.
Këngëtarja shqiptare në Paris u paraqit me një veshje elegante me shumë shije nga marka ‘Miu Miu’, shkruan Indeksonline.

Fustani i bardhë me shkëlqim kishte të vendosur një fjong të zi gjigantë në pjesë para gjë që e bënte të dukje interesant, por edhe unik.

Ndërkohë Rita krahas angazhimeve jashtë muzikës, ajo ka qenë e stërngarkuar edhe me koncerte në kuadër të turneut botëror ‘Phoenix’./Indeksonline/
