Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa të lënduar rëndë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në aksin rrugor Prishtinë- Pejë.
Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se disa persona kanë marrë lëndime të rënda trupore.
“Po aksidenti ka ndodhur në fshatin Leshan mes dy veturave. Katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë duke marrë trajtim në spitalin rajonal në Pejë”, ka bërë të ditur ai.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/