11:57 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

A beson Mourinho se Lampardi do të ketë sukses si trajner?

Vjet, Frank Lampard, e nisi punën e trajnerit te Derby County. Atij iu desht vetëm një vit për të fituar besimin e klubit ku është bërë legjendë, Lampardi tashti udhëheq Chelsean.

Ish- mesfushori anglez gjithmonë ka qenë i pëlqyeri i Jose Mourinhos, në kohën kur ky i fundit drejtonte “blutë”.

Portugezi beson se Lampardi, ka aftësi për të arritur sukses edhe si trajner.

“Futbolli ka qenë gjithmonë jeta e tij. Ai ka lindur si djalë i futbollisit, është rritur si djalë i një menaxheri dhe është bërë futbollist i klasit botëror. Mendoj se i plotëson të gjitha kushtet për të pasur sukses” deklaroi Mourinho. /Indeksonline/