15:40 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

A dëshmojnë këto pamje se NASA po fshehë ekzistencën e jashtëtokësorëve? (Video)

NASA është akuzuar edhe një herë për mbulimin e ekzistencës së “jashtëtokësorëve”, pasi astronauti kapi pamjet e një UFO.

Objekti misterioz u zbulua duke hyrë në atmosferën e Tokës nga njëri prej ekupiazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Me gjithë sigurimit nga agjencia hapësinore se  është vetëm një meteor, teoricienët e konspiracionit mbeten të bindur se kjo është një dëshmi shtesë se po mbulohen të vërtetat, transmeton Indeksonline.

Astronauti itlalina Paolo Nespoli ka publikuar videon që tregon një top të zjarrtë të dritës që lëvizë nga atmosfera në Tokë.

Anëtari i ekuipazhit ISS beson se objekti mund të jetë jashtëtokësor, agjencia hapësinore ka  hedhur poshtë këtë shpjegim.

Tyler Glockner, i cili drejton një kanal në Youtube “Channel SecureTeam10”, beson se kjo është një dëshmi se qeveria po bën komplot për të fshehur ekzistencën e të huajve.

NASA ka qenë akuzuar edhe më parë se po mbulon ekzistencën e jashtëtokësorëve./Indeksonline/