75 Mall Live Search
19:54 / E Martë, 20 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

“A do e ndaje Kurbanin tënd me jetimin?”

Me afrimin e festës së Bajramit, myslimanët në mbarë botën përgatiten me padurim për të përmbushur një nga ibadetet më të dashura: Kurbani.

Kurbani është akt adhurimi e cila ka një rëndësi të madhe për çdo besimtar të fesë islame. Ai simbolizon sakrificën, mirënjohjen dhe përkushtimin ndaj Allahut. Duke sakrifikuar një kafshë, besimtarët shprehin gatishmërinë e tyre për të lënë pas materialitetet për hir të kënaqësisë së Zotit.

Ajo çka e bën të veçantë akoma më shumë këtë festë është zemërgjerësia që tregohet me aktin e ndarjes së mishit me familjarë dhe ata që kanë nevojë.

Islamic Relief Kosova organizon edhe këtë vit prerjen e kurbanit – dele dhe lopë dhe shpërndarjen e atij mishi tek familjet e fëmijëve jetimë. Çmimet e Kurbanit – dele është 160 Euro ndërsa lopë – 170 euro. Donatori i këtij Kurbani e ka mundësinë të marrë një hise për familjen e tij.

Islami Relief siguron që procesi i shpërndarjes të jetë efikas, i drejtë dhe të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë, duke përfshirë familjet e varfra, jetimët Le të jetë Kurbani i këtij viti një mjet për përhapjen e gëzimit, dhembshurisë dhe shpresës me Islamic Relief, dhe së bashku, të bëjnë një ndikim të qëndrueshëm në jetën e individëve dhe 1700 familjeve në mbarë Kosovën.

Emri i përfituesit: Islamic Relief; Numri i xhirollogarisë: 1708200008014285

Webfaqja: www.islamicreliefkosova.org

Linku i videos: https://www.youtube.com/watch?v=tiB4sH3tTxM

Numri kontaktues: 049809448

Artikull i sponzorizuar