23:56 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

A do e ofronte dorëheqjen për shkak të rezultatit të AAK-së në zgjedhje? Përgjigjet Haradinaj

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të ofronte dorëheqje nga i pari i AAK-së për shkak të rezultatit të dobët të zgjedhjeve.

Ai thotë se nëse dorëheqja e tij do ta ndihmonte partinë atëherë ai menjëherë do të jepte dorëheqja nga pozita e të parit të AAK-së.

”Me ardhë puna pse jo… me qenë një analizë e jona e përbashkët që del se e ndihmojë Aleancën ashtu pse jo menjëherë”, ka deklaruar Haradinaj në  Rtv21.

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit AAK-ja është renditur e katërta, duke siguruar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit do të mbahet të hënën më 22 mars.