A do jetë Mbappe kapiteni i ardhshëm i Francës?

Mbappe mund të marrë kapitenin e skuadrës franceze kur Hugo Lloris të pensionohet.
Kylian Mbappe, është golashënuesi i dytë më i mirë i Francës në Kupat e Botës, golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e PSG-së, i gjashti në kombëtaren franceze dhe golashënuesi më i mirë në finalet e Kupës së Botës, këto statistika mund të i’a dhurojnë titullin e kapitenit në ekipin kombëtar nga marsi
Sipas L’Équipe, Lloris, i cili është portieri francez me më shumë paraqitje me 145 paraqitje, po mendon të largohet nga kombëtarja franceze pas Kupës së Botës , një vendim që do të përfitonte Mbappe, i cili ka treguar se është një lider në Kupën e Botës ku ka udhëhequr skuadrën e tij në një finale të dytë radhazi. Ai shënoi një hat-trick në finale, por përfundoi në anën e humbur në Katar.
Në 66 ndeshje për Les Bleus , shifrat e Mbappe janë marramendëse. Ai ka 36 gola, është golashënuesi i gjashtë më i mirë për Francën, ka regjistruar 20 asistime dhe 12 golat e tij në dy Kupa Botërore e vendosin atë një pas rekordit francez të mbajtur nga Just Fontaine.
Nëse ai merr kapitenin, siç ka bërë tashmë dy herë te PSG, statusi i tij do të vazhdojë të rritet./IndeksOnline/