A do luajë me maskë apo pa në Kupën e Botës? Përgjigjet Luka Modric
Futbollisti kroat, Luka Modric kohëve të fundit është duke përdorur një maskë në fytyrë.
Kjo pasi para një muaji, ai pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Juventusit në Serie A, shkruan Indeksonline
I pyetur nga gazetarët e HRT-së, se a do të mbajë maskë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, Luka përgjigjet:
“Kam zhvilluar disa ndeshje duke mbajtur maskën. Mjekët janë optimistë sa i përket rikuperimit tim. Ata besojnë se unë mund të luajë vetëm ndaj Anglisë me maskë dhe ndeshjet tjera, pa të”, u shpreh Modric
Kujtojmë që pikërisht ndeshja e parë e Kroacisë në Kupën e Botës është ndaj “Tre Luanëve”./Indeksonline/
Luka Modrić on playing with a protective mask:
— TheCroatian (@TheCroatian_) June 10, 2026
"I’ve played several matches wearing a mask. The doctors’ opinion regarding my recovery is positive. They believe I may only need it against England, after which I should be able to play without it." [HRT] pic.twitter.com/538f66L8zd

