A do mbyllet fundjavave Shqipëria? Përgjigjet Komiteti i Ekspertëve

Një nga pyetjet kryesore që shtrohet shpeshherë këtyre ditëve që shifrat rriten me shpëjtësi është nëse do të rikthehet karantina në Shqipëri.
Por Komiteti i Ekspertëve nuk e ka diskutuar të paktën deri më tani mundësinë e mbylljes së vendit gjatë kësaj fundjave.
Kjo ishte përgjigja e zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli kur u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë pretendim.
Rakacolli tha se situata është nën kontroll dhe se nuk e sugjeron një fakt të tillë.
Megjithatë, Rakacolli nuk i përjashtoi në rast se situata përkeqësohet, sa i takon shifrave të infektimeve apo vdekjeve nga Covid-19.
“Komiteti në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative në asnjë moment. Në vendimin e sotëm nuk është përmendur kjo, mbetet kjo që thamë nëse do ketë rëndim, masa mund të jetë kjo dhe të tjera, por për situatën ku jemi nuk është e justifikon kjo masë”, ka vlerësuar ajo.