A do rikthehet Luana në ekran? Më në fund zbulon planet

Pas përfundimit të “Ferma VIP 2” dhe telenovelës së trëndafilave, po afron tetori dhe njerëzit kanë një pyetje për Luana Vjollcën: A do kthehet sërish në ekran këtë sezon?
Luana e dha përgjigjen në një story për Instagram:
“Ndonjëherë ty të duhet pak kohë për veten. Për t’u ndjerë gjallë, për të kuptuar ç’të pëlqen të bësh në kohën e lirë. Unë jetoja më parë si robot, dija të isha e lumtur vetëm kur kisha punë për të bërë, ndryshe s’dija ç’të bëja me jetën time”, nisi Luana të rrëfejë.
Më pas ajo tregoi se do të rikthehet në ekran, por pa zbuluar asnjë plan konkret, duke lënë deklaratën e saj të hapur për interpretim:
“Sigurisht që do rikthehem në ekran sepse nuk di si të jetoj pa ju, por në të njëjtën kohë më lejoni t’ju them diçka, ndiqni ëndrrën tuaj, por mos harroni të jeni vetvetja gjatë procesit”, përmbylli ajo.
