A do rikthehet karantina në Shqipëri? Flasin ekspertët

Sipas ekspertëve të shëndetit, rikthimi i karantinës, do të ndodhë vetëm nëse numri i të prekurve me koronavirusin do të kalojë shifrën 200 brenda 10 ditësh.
Epidemiologu dhe zv.drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, ka deklaruar se nga raportimet ditore, vendi ynë është ende larg këtij pragu për t’iu rikthyer karantinës.
Ndryshe nga vendet fqinje, të cilat po e marrin në konsideratë një rimbyllje, vendi ynë duket se nuk do të shkojë deri në një pikë të tillë.
Nga ana tjetër drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, theksoi faktin se edhe pse forca infektuese e virusit ka rënë, mesi i tetorit mund të sjellë një rritje të rasteve për shkak edhe të gripit sezonal.