75 Mall Live Search
09:16 / E Premte, 01 Nëntor 2024 / Zgjim Sefa

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Kjo është përgjigjja e Ramës

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK e thërret, do të shkojë atje.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai tha se vajtja në Prokurorinë e Posaçme nuk është fajësim.

Më tutje i pyetur nëse e di që SPAK-u ka hapur hetim për rastin McGonigal, Rama tha se nuk ka asnjë problem dhe se kjo histori e bën për të qeshur.

Blendi Fevziu: Nëse SPAK-u do ju thërret, do shkoni zoti Rama?

Edi Rama: Mua?

Blendi Fevziu: Po!

Edi Rama: Po pse mos të shkoj. Patjetër. E vajtura në SPAK nuk është fajësim.

Blendi Fevziu: A e dini që ata kanë hapur një hetim për McGonigal?

Edi Rama: Ata të hapin çdo hetim që shohin të arsyeshme nuk kam asnjë problem unë. Dhe kjo çështje e McGonigalit, sidomos mua më bën shumë për të qeshur. Më krijon një të papërmbajtur gaz kur thoshte Konica./Indeksonline/