75 Mall Live Search
21:43 / E Hënë, 13 Maj 2024 / FR

A do ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin? Përgjigjet Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në të cilin prezent ishin edhe Mimoza Kusari nga LVV dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Kurti u pyet se a do ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin, dhe u shprehë se nuk ka ende asgjë të re.

“Nuk kam asgjë të re të ju them në këtë aspekt për shkak se i kemi plotësuar të gjitha kushtet, tash besoj që fjalën nuk e kemi ne por e ka Këshilli i Ministrave i cili mban zgjedhje me 16 dhe 17 maj pra është çështje ditësh”, tha Kurti.

Mes të tjerash Kurti u shprehë se do të insistojë që të takohet edhe me liderët e partive të tjera opozitare.

“Do të insistoj të takohem edhe me të tjerët nuk është synimi im të përjashtoj askënd, marrëveshjet ndërkombëtare e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin”, tha Kurti.