75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

A do ta kishte aprovuar Princesh Diana sjelljen e djalit të saj Harry ndaj familjes mbretërore?

Princesha Diana po t’ishte gjallë nuk do t’ ishte e kënaqur me sjelljen e djalit të saj, princit Harry, i cili po ndjek në vazhdimësi kërkesat e bashkëshortes së tij Megan Markle, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Kjo bazuar në disa deklarata të personave të afërm me familjen mbretërore më të rëndësishme në botë.

Duka, 36 vjeç dhe dukesha e Sussexit, 39-vjeçare, aktualisht janë duke jetuar në shtëpinë e tyre 14 milionë dollarëshe në Kaliforni, të cilët kishin vendosur muaj më parë të largoheshin nga Anglia.

Sipas burimeve të “Daily Mail”-it, thuhet se princi Williams është vërtet i mërzitur dhe i shokuar nga sjellja e vëllait të tij në raport me mbretëreshën 94-vjeçare, duke e quajtur sjelljen e tij të fundit si “mosrespekt të theksuar”.

Disenjatori Roberto Devorik, i cili ishte një miku i hershëm i Dianës, ka thënë se sikur Diana t’ ishte gjallë ato dyja nuk do të kishte gjasa të shkonin mirë.

“Unë mendoj se Meghani është bossi… Harry është djali, i cili ka vuajtur shumë dhe beson se Meghani ka trashëgiminë e Dianës, një trashëgimtare si ajo. Mirëpo ai është shumë i hutuar”, thekson “Daily Mail”./IndeksOnline