14:12 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

A do ta lë karrierën Dallku në fund të sezonit?

Një ndër futbollistët e parë që ka dalë pas luftës nga futbolli kosovar për te prekur Evropën ka qenë Armend Dallku. Vushtrriasi përmes Prishtinës kishte gjetur rrugën të luaj në kombëtaren shqiptare, më pas bëri karrierë të bujshme në Ukrainë.

Por gadi dy dekadave karrierë dalëngadalë po vjen fundi. Dallku tani është kapiteni i Prishtinës dhe është në edicionin e 3-të te bardhë e kaltërit.

“E kam menduar penzionimin nga futbolli por ende nuk kam vendosur. E kam diskutuar me kryesinë e Prishtinës dhe me stafin e trajnerëve por ata janë kategorikisht kundër. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe më të vërtetë jam në formë. Shpresojmë që sivjet të fitojmë titullin e kampionit e pastaj do të shohim” deklaroi Dallku për Indeksonline.

Sa i përket vazhdimit me futboll si trajner Dallku u përgjigj:

“Unë jam rritur me futboll dhe mendoj të vazhdoj edhe si trajner. Por njëherë duhet të kryej shkollimin që të mos pajisem vetëm me licencë por edhe të përgatitem në mënyrë të mirëfilltë për këtë punë”.

Dallku në qershor do të mbushë 36 vjet. /Indeksonline/