75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 28 Tetor 2025 / L A

A do ta marr drejtimin e Juventusit? Flet Spalletti

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, komentoi interesin e Juventusit për ta emëruar si trajner pas shkarkimit të Igor Tudor.

Ai tha për Sky Sport se Tudor ishte një profesionist i vërtetë dhe kishte punuar shumë me ekipin.

“Çdokush që do ta zëvendësojë Tudorin do të gjejë një skuadër të motivuar dhe të stërvitur mirë,” tha Spalletti.

Ai shtoi se është aktualisht i fokusuar në gjërat e tij personale dhe nuk mund të flasë për fitimin e Scudettos, duke theksuar respektin për punën e mëparshme të Tudorit.

Spalleti, kujtojmë se është i papunë që nga qershori i këtij viti, ku ishte shkarkuar nga Kombëtarja e Italisë pas ndeshjes ndaj Moldavisë./IndeksOnline/