23:10 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A do ta nderoj Barça me “koridor” Real Madridin në El Clasico ?

Sërish është ngjallur dilema e viteve më parë.

A do ta krijoj Barcelona korridorin në Madrid të shtunën për kampionët e Kupës së Botës për Klube?

Vitin e kaluar në ndeshjën Real Madrid – Sevilla kjo gjë nuk ndodhi, pasi Reali fitoi të njejtin titull në Japoni. As Barcelona nuk e vazhdoi këtëë traditë pas Superkupës së Realit këtë verë, ku ata u takuan me katalanasit në finale.

Megjithatë, ka një histori. Valencia e bëri atë në Madrid në vitin 2015 pasi të bardhët u kurorëzuan në Marok, ndërkohë që edhe Betis veproi në të njejtin mënyrë me Barcelonën pas këta të fundit fituan titullin. Poashtu edhe Villareal bëri të njejtën gjë me Barçën.

L’Hospitalet dy sezonë më parë nuk e bëri. “Unë nuk kam nevoj për koridor, e kemi festuar tashmë në Japoni” , kishte thënë Guardiola.

Mbetet të shihet në ‘El Clasico’ a do ta nderoj Barcelona skuadrën rivale nga Madridi. /IndeksOnline/