75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

A do ta vendos në zyrë Ramiz Lladrovci, fotografinë e Vjosa Osmanit?

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka thënë se ai është institucionalist dhe do ta vendos në zyrë fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani.

“Ne nuk e kemi obligim ta vendosim që ditën e parë sepse edhe ato e duan një procedurë prokurimi. Jemi institucionalist dhe do ta vendosim fotografinë e presidentes kut t’i vjen momenti”, tha Lladrovci në Kanal 10.

“Ne nuk mundemi ta heqim fotografinë e presidentit Thaçi nga korniza dhe në atë kornizë ta vendosim atë të presidentes Vjosa Osmanit se i vjen mërzi edhe asaj”, shtoi Lladrovci.