A do ta votojë LDK nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, flet Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar qëndrimin e subjektit të tij lidhur me seancën e nesërme të Kuvendit ku pritet të votohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Sipas Hazirit, LDK do të konsultohet dhe do të veprojë në frymën e Kushtetutës dhe në interes të Republikës së Kosovës.
“Kryetari i LDK-së ka kërkuar nga të gjithë deputetët që nesër të paraqesin qëndrimin e tyre si gjithmonë, para Grupit Parlamentar, dhe të jemi unik në qëndrimet tona politike”, tha ai për IndeksOnline.
Haziri u shpreh skeptik për vullnetin politik të partisë në pushtet.
“Do të shohim nëse do të sillen me arrogancë si zakonisht, apo në frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës. Unë nuk pres vullnet të mirë nga ata që nuk kanë vullnet hiq”, ka thënë Haziri. /IndeksOnline/