A do ta votojë PDK një qeveri të propozuar nga LDK?

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbrëmë deklaroi se nga kjo javë do të nisin hapat drejt një qeverie të re.
Lidhur me zhvillimet e ardhshme politike është pyetur sot edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi deklaroi se PDK nuk do të votojë një qeveri të propozuar nga LDK-ja, shkruan Indeksonline.
Madje ai tha se nuk do të votojnë asnjë parti në të cilën nuk do të jetë PDK.
“Absolutisht jo, ne se votojmë asnjë qeveri që se udhëheq Partia Demokratike e Kosovës krejt e kanë votën kundër”, ka deklaruar Krasniqi.
Ndryshe qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua nga një mocion i ngritur nga LDK, pavarësisht se këta të fundit kishin lidhur koalicion bashkëqeverisës VV-LDK./Indeksonline/