A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja e Osmanit
Këshilltarja e presidentes, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj pretendimeve se presidentja Vjosa Osmani, ka formuar një organizim politik me emrin “Shpresa”.
Përmes një deklarate publike, Haradinaj i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke theksuar se nuk ka asnjë iniciativë të tillë nga ana e presidentes.
“Pretendimet se Presidentja Osmani ka formuar një organizim politik me emrin “Shpresa” janë të pavërteta. Mjaft më me gënjeshtra!”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/

