75 Mall Live Search
15:16 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

A do të anulohet Sunny Hill Festival? Deklarohen organizatorët

Sunny Hill Festival nuk është anuluar. Kështu së paku është vendimi momental i organizatorëve.

Me një njoftim zyrtar, drejtuesit thonë se planifikimet e tyre po vazhdojnë.

“Ne vazhdojmë të planifikojmë dhe përgatitemi për Sunny Hill Festival 2020, ndërsa në të njëjtën kohë monitorojmë nga afër zhvillimet me situatën COVID-19.

Sunny Hill Festival zakonisht zhvillohet në fillim të gushtit, dhe ne mbetemi me shpresë se kjo pandemi do të kalojë dhe do të takohemi së shpejti.

Ndërkohë qëndroni të sigurt, kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin” thuhet në njoftimin e Sunny Hill./Indeksonline/