A do të bashkohet me Messin? Kjo është e ardhmja e Luis Suarez

Luis Suarez pritet ta vazhdoj karrierën në kampionatin amerikan, MLS.
Sulmuesi uruguajian, i cili aktualisht luan te skuadra braziliane Gremio, i skadon kontrata me 31 dhjetor dhe pritet të transferohet te skuadra e Inter Miamit, shkruan IndeksOnline.
Ai atje do të ribashkohet me ish-shokët e tij te Barcelona, Lionel Messin, Sergio Busquetsin dhe Jordi Alban.
Rreth transferimit të Luis Suarezit te Inter Miami, ka folur edhe trajneri aktual i skuadrës amerikane. Gerardo Martino.
“Zyrtarisht askush nuk na ka thënë asgjë. Në analizën tonë për sezonin e ardhshëm dhe nevojat që mund të kemi, kemi një projekt me Luis dhe një pa të. Pra, kur të vijë koha dhe kur të përcaktohet e ardhmja e Suarez, ne do të jemi gati për të marrë vendimin e duhur.”, ka deklaruar Martino./IndeksOnline/