A do të bie borë ditën e Vitit të Ri? Sinoptikanët zbulojnë surprizën
Shirat që përmbytën pjesën më të madhe të vendit ia kanë lënë motit të kthjellët e temperaturave nën zero.
Dita e sotme është një ndër ditët më të ftohta që mund të kemi provuar gjatë vitit 2017.
Por kjo situatë nuk do të ndalojë. Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat nën zero dhe grica do të vazhdojnë deri në fund të vitit.
Ndërsa Viti i Ri 2018 pritet të nis me reshje dëbore ne zonat malore, por jo vetëm. Në datën 2 janar parashikohet reshje të pakta dëbore edhe në kryeqytet.