75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / kutia

A do të ‘bllokohet’ sërish Rashica për ndeshjet e marsit nga Werder Bremen?

Po vazhdojnë problemet e Covidit-19 në të gjitha vendet e botës, madje disa shtete kanë vendosur rregulla të ashpëra për ta parandaluar virusin.

Kjo po ndikon negativisht në të gjitha aspektet, por edhe në sport, shkruan IndeksOnline.

Kombëtaret do të rikthehen në fushë gjatë muajit mars për ndeshjet kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.

Por, si do ia bëjnë këto shtete pjesëmarrëse t’i marrin lojtarët nga klubet, mbetët të shihet gjatë muajit të ardhshëm!

Temë e ashpër diskutimi ishte në Kosovë, ku shumë futbollistë nuk u lejuan nga klubet që të vinin për disa ndeshje.

Më së shumti “bllokim” lojtarëve i vendosi skuadra e Werder Bremenit, duke u bazuar në rregulloren e ashpër për antiCovidin nga shtetit gjerman.

Ata nuk e lejuan Milot Rashicën të udhëtonte për ndeshjet e Kosovës ndaj Moldavisë dhe Greqisë në UEFA Nations League.

Kjo dukuri te klubi nga Bundesliga duket se do të vazhdojë sërish!

Sot gjatë ditës për këtë temë foli kreu i futbollit profesional te Werder Bremenit, Clemens Fritz.

Ai tha se duhet shikuar udhëzimet shëndetësore dhe pastaj të merret vendimi, e që ka mundësi të jetë ai i “bllokimit” të lojtarëve.

“Problemi është që lojtarët nga skuadra jonë duhet të fluturojnë jashtë vendit në shtete të ndryshme. Pastaj ata do të takohen me një grup të madh njerëzish atje. Ne duhet të shohim se çfarë thonë udhëzimet shëndetësore dhe pastaj të marrim një vendim”, ka thënë Fritzi

Kujtojmë seë paraqitja e fundit e Milotit me Kosovën ishte, më 3 shtator të vitit 2020, në barazimin 1 me 1 ndaj Moldavisë (ndeshja e parë në League C të UEFA Nations)./IndeksOnline/