A do të falet namazi i xhumasë dhe namazet e tjera? Pritet marrja e vendimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të takohet sot me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava për të vendosur në lidhje me faljen e namazit të xhumasë dhe fvaljet e tjera për shkak të rrezikut nga pandemia Covid-19.
Ahmet Sadriu, i cili ka treguar se takimi do të mbahet në orën 10:30.
“Takimi është caktuar të mbahet sot në orën 10:30”, ka thënë Sadriu.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje në një konferencë të jashtëzakonshme ka pohuar se do të koordinohet me BIK-un për një vendim.
“Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt që sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia.
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka vendosur që namazi i xhumasë të falet në xhami, derisa namazet e tjera besimtarët t’i kryejnë në mënyrë individuale në shtëpitë e tyre.
Deri tashti, në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë pacient i infektuar me koronavirusin.