75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

A do të ftohet Mohamed Salah për ndeshjen e nesërme? Flet Arne Slot: Do flas fillimisht me të…!

Skuadra e Liverpoolit nesër luan ndeshjen e rëndësishme për javën e 16-të në Premier League ndaj Brightonit.

Shumë pyetje nga tifozët, a do të ftohet Mohamed Salah për këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Këtë përgjigje e dha sot trajneri, Arne Slot – i cili u paraqit në konferencë për media.

“Do të bisedoj me Mohamed Salahun, rezultati i këtyre bisedave do ta përcaktojë këtë”, u shpreh Slot.

“Vendosem si skuadër që ai të mos vinte në Milano dhe unë isha pjesë e këtij vendimi”.

Kujtojmë që Salah ditë më parë dha një intervistë interesante, ku goditi trajnerin, klubin dhe pothuajse të gjithë./Indeksonline/